Roc Nation, është njëri ndër produksionet më të mëdha në botë, që udhëhiqet nga top yjet ndërkombëtare të muzikës, siç është reperi Jay Z.
Kohë më parë, pjesë e këtij produksioni ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila doli nga ky grup, duke ngritur edhe një padi për ish kolegët.
Por me daljen e Ritës, aty i është bërë vend një tjetër shqiptari.
Fjala është për reperin me prejardhje shqiptar, Larry Gashi i njohur me nofkën G4ashi, i cili ka nënshkruar kontratë me përfaqësuesit e të famshmit Roc Nation.
Në faqen zyrtare të këtij grupi në Instagram, atij i dëshirohet mirëseardhje e po ashtu, edhe ftohen fansat e tij ta dëgjojnë këngën e re.