Telegrafi

Një shqiptar mes viktimave të tërmetit në Itali, zbulohet identiteti i tij

Ambasada shqiptare në Romë ka njoftuar se një nga shqiptarët e  plagosur nga tërmeti në Itali, ka humbur jetën. Ai është Erjon Toro.

Ambasada thotë se po mban në mënyrë të vazhdueshme kontakte me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës, bëhet e ditur se në spitalin Gemelli të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtatë shtetas shqiptarë të plagosur, Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj, transmeton tvklan.

Ndërsa, në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet, Xh.T. Në spitalin e L.Aquila ndodhet në një gjendje më të rëndë shtetasja shqiptare me inicialet, E.T