Mohammed, në ndeshjen e fundit të FIBA Europe Cup që Sigal Prishtina e fitoi në shtëpi kundër Astanas (75:73) nuk shënoi asnjë pikë edhe pse i kaloi dhjetë minuta në parket, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe pse nuk shënoi, ai si dhe basketbollistët e tjerë, u duartrokitën nga tifozët për angazhimin ndaj Astanas. Por, dëshira e tifozëve do të ishte që Mohammed të paktën të kishte bërë ndonjë ngulitje ndaj Astanas. Po, të kishte ndodhur një gjë e tillë, atëherë atmosfera në palestër do të elektrizohej.
“Ky është ai basketbollisti që e bën shqiponjën nëse e ngulit”, i thoshte një tifoz tjetrit që shikonin basketbollistët e Prishtinës duke bërë nxehjen para ndeshjes së xhiros të dytë të FIBA Europe Cup. Dhe ashtu, edhe doli të jetë. /Telegrafi/