Telegrafi

Një shpresë ndaj luftës kundër HIV-it

 Raportimet në gazetën Nature tregojnë se të ashtuquajturat antitrupat e gjerë neutralizues mund të eliminojnë sasinë e HIV-it në gjakun e njeriut.

Testimi është krye me anë të disa proteinave immune të klonuara, marrë nga një individ i rrallë i cili ka kontroll të natyrshëm ndaj sëmundjes. Shkencëtarët shpresojnë se vazhdimi i mëtejshëm i kësaj procedure mund të sjellë edhe kurën ndaj virusit në fjalë.

"Efektet e thella”
Njerëzit në mënyrë natyrale fillojnë një mbrojtje kundër virusit duke prodhuar një ushtri të armëve në bazë proteinike – antitrupat. Por në shumicën e rasteve ata nuk janë mjaft të fuqishëm për ta mundur atë. Ekipi ndërkombëtar hulumtues, analizoi kopje të atyre më të fuqishme, të aftë për neutralizimin e variacioneve të ndryshme të HIV-it.

Pacientët që ju dhanë përqendrimet më të larta ishin në gjendje për të luftuar virusin për disa kohë, duke ndaluar edhe shumëfishimin e virusit në gjakun e tyre. Fuqia e kësaj mbrojtjeje varionte – në disa ajo zgjati më shumë se katër javë. Në gazetë autorët thanë: "Të dhënat tona tregojnë se infuzioni pasiv i antitrupave të gjerë neutralizues mund të kenë efekte të thella në HIV-in viraemia tek njerëzit."

Por për shkak të aftësisë së virusit për të ndryshuar shpejt, në disa pacientë ai ishte në gjendje të ‘kthente përmbys’ terapinë duke ndryshuar strukturën me kalimin e kohës, shkruan Anabel. Për të kapërcyer këtë shkencëtarët sugjeruan përdorimin e disa ilaçeve ose antitrupave të tjerë paralelisht.

‘Goditja e imunitetit’
Prof Michel Nussenzweig i Universitetit Rockefeller në New Jork, tha për BBC News: "Është akoma herët që kjo të provohet tek pacientët normal për dy arsye. Së pari, sepse ajo vjen nga një person – kështu që është e natyrshme në këtë drejtim. Dhe së dyti ajo hap mundësinë e dhënies së një goditjeje ndaj vet sistemit të dobësuar imunitar të pacientit. Një pjesë e antitrupave mund të veprojnë si një flamur i kuq – duke theksuar në trup vendin ku virusi është i fshehur dhe duke dërguar sinjale për ta vrarë atë."

Ata tani janë duke analizuar nëse infuzioni mund të mbrojë njerëzit nga marrja e sëmundjes në radhë të parë. Por ai paralajmëroi se studimet në antitrupa janë ende në një fazë të hershme.

Duke komentuar mbi gjetjet, Prof Vincent Piguet nga Cardiff University, tha: "Ky studim emocionues tregon për herë të parë që antitrupat mund të kenë një vend në listën e terapive të drejtuara kundër HIV-it."

Piguet, e përshkroi atë si një "zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër HIV", por tha se shpenzimet e terapisë së antitrupave dhe shfaqja e rezistencës duhet të merren parasysh. /Telegrafi/