Telegrafi

Një shpresë e re për të lënë duhanin

I zbuluar rreth viteve 1463 në Suedi, snusi është një lloj duhani që vendoset poshtë buzës së sipërme, duke u bërë kështu një mënyrë për të marrë nikotinën përmes gojës. Snus është i ndaluar pothuajse në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, përveç Suedisë- e cila ka edhe përqindjen më të vogël të të prekurve nga kanceri dhe numrin më të ulët të duhanpirësve në Evropë. Por këto ligje ndoshta nuk mund të jenë në fuqi edhe për shumë kohë. Rregullat që ndalonin ndoshta shumë shpejt nuk do të ekzistojnë më, pasi ekspertët e shëndetit kanë treguar se ai mund të jetë alternativa më pak e dëmshme për të gjithë duhanpirësit "fanatikë".

Javën e kaluar, në një raport të "The Royal College of Physicians" për mënyrat se si marrja e nikotinës përmes gojës, mund t‘i ndihmojë duhanpirësit e thekur të heqin dorë prej tij, snus u vlerësua si një "ndihmës" i rëndësishëm. "Është e vërtetë se snus është më i sigurt se duhani", tregon profesor John Britton, specialist në Universitetin e Notingamit dhe kryetar i "Tobacco Advisory Group" që u mor me hartimin e këtij raporti. “Nëse ju tashmë jeni një duhanpirës i rregullt, atëherë ju pa asnjë problem mund të provoni këtë lloj duhani që është njëkohësisht edhe më pak i dëmshëm për ju", tregon ai. /shqip/