Një shpërthim tronditi rafinerinë e dytë më të madhe të naftës bruto të Afrikës së Jugut në Durban të premten duke plagosur shtatë vetë, thanë shërbimet lokale të urgjencës.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, është Engen që operon me rafinerinë dhe shumica e së cilës është në pronësi të Malaysia’s Petronas.
“Unë pashë një top zjarri masiv në qendër të rafinerisë me tym të zi të zi që dilte prej saj. Disa minuta më vonë shumë automjete kaluan pranë shtëpisë time”, ka thënë banori i Durban, Shane Lloyd Pretorius për Reuters.
Shkalla e dëmtimit ose ndikimi në prodhim në rafineri nuk dihet ende ndërkohë që të lënduarit thuhet se janë në gjendje të qëndrueshme. /Telegrafi/
A massive explosion occurred at Engen refinery south of Durban around 7.10am on Friday according to Advanced Life Support paramedic Garrith Jamieson, who supplied video. pic.twitter.com/lM69hpa2E6
— Yasantha Naidoo (@yasantha) December 4, 2020