Telegrafi

Një shpërthim i ri i infeksionit të “etheve llogore” u identifikua në SHBA – sëmundja kishte prekur ushtarët në Luftën e Parë Botërore

Zyrtarët e shëndetësisë në Kolorado të SHBA-së po hetojnë një shpërthim të ri midis popullatës së pastrehë të Denverit me “ethe llogore” – një infeksion i rrallë i cili kishte prekur ushtarët në Luftën e Parë Botërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani autoritetet përkatëse kanë identifikuar katër raste.

Sëmundja e rrallë e cila infektonte ushtarët e Luftës së Parë Botërore e mori emrin nga llogoret e Frontit Perëndimor të Evropës, zakonisht ajo transmetohet nga morrat e trupit.

Besohet se sëmundja po infekton njerëzit e pastrehë të cilët nuk posedojnë higjienën e duhur.

Ndërkohë bëhet e ditur se njerëzit me imunitet të dobët janë më të rrezikuarit nga ndonjë infeksion i mundshëm. /Telegrafi/