Një cisternë karburanti ka shpërthyer në një zonë të populluar dendur të kryeqytetit libanez, Bejrut, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 20 të tjerë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi pasi cisterna mori flakë në rrethin Tariq-al-Jdide.
Dhe pamjet e publikuara thuhet se treguan flakët që “kërcenin” edhe drejt ndërtesa në rrugët e ngushta të zonës.
Happening beside my house now i can't believe it pic.twitter.com/SRWep530j2
— Léa (@leaisokeh) October 9, 2020
Siç raportohet më tej, nuk ka asnjë detaj për shkakun mundshëm të zjarrit, ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Shpërthimi shkaktoi panik në një qytet që ende vuan pasojat nga shpërthimi që vrau 203 njerëz në zonën e portit në gusht. /Telegrafi/