Një meteor i supozuar thuhet të jetë parë në disa provinca në veri të Turqisë të mërkurën në mbrëmje.
Madje, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, policia në provincën e Trabzonit të Detit të Zi konfirmoi se u pa një “top drite”, siç raportohet nga dëshmitarët.
Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar disa pamje të një “topi të dritës” që bie nga qielli, duke shpërthyer, përpara se të ndizet plotësisht.
??Bu akşam saat 20.30 civarı Trabzon, Artvin, Rize, Ardahan, Erzurum, Muş başta olmak üzere birçok ilde görülen #meteor 'un şu ana kadar çekilen en net görüntüsü pic.twitter.com/gbzHqgSitP
— Corona Güncel (@Coronabilgi) May 27, 2020
Pamjet thuhet se kanë qenë të dukshme në disa krahina, duke përfshirë Artvin, Erzurum, Sivas, Tuncel dhe Ardahan.
A supposed meteorite was seen in several provinces in northern Turkey on Wednesday eveninghttps://t.co/AesTrnu8Yx
— DAILY SABAH (@DailySabah) May 27, 2020
Ozan Ünsalan nga Universiteti Ege tha që fenomeni i dëshmuar në veri ishte një meteorit tipik.
Ai tha se ka biseduar me disa dëshmitarë për të përcaktuar fenomenin.
Footage shows a supposed meteorite falling from the night sky, witnessed by people in northern Turkey.pic.twitter.com/Ps1LVsbEOO
— DAILY SABAH (@DailySabah) May 27, 2020
“Sipas vlerësimeve tona të para, ne mendojmë se mund të ketë rënë në det”, tha ai, duke deklaruar se është gjithashtu tipike të dëgjosh një shpërthim dy deri në tre minuta pas dritës së ndritshme.
A meteorite was seen over the skies of Turkey at approx 20:30 local time! ☄?
pic.twitter.com/IFd4HQQpTB— Faytuks News ? (@Faytuks) May 27, 2020
“Unë madje pyeta dëshmitarët okularë, ‘A pati ndonjë lëkundje të vogël?’ Sepse pritet edhe lëkundje e tokës, por kjo varet nga madhësia dhe struktura e meteorit”.
Ünsalan gjithashtu tha se ata janë në kontakt me NASA-n dhe se po i vlerësojnë pamjet. /Telegrafi/