Janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një shofere shpëtoi për pak nga më e keqja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur ishte rrëzuar një vinç, nga i cili kishte mbetur i vdekur një person dhe ishin lënduar tre të tjerë.
Më 4 prill, ekuipazhet në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida, ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij “u lirua”.
Dhe si pasojë, një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit.
Dy prej të plagosurve u dërguan në spital, ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje. /Telegrafi/