Telegrafi

Një shofer parkoi makinën e tij shumë pranë shinave në Sarajevë dhe e la aty – pasagjerët e tramvajit u desh të zbrisnin aty

Nëse jeni shofer tramvaji në Sarajevë, mund të ballafaqoheni me situata nga më të ndryshmet.

Dhe një i tillë sot thuhet se u përball me një situatë nga më të paparashikuarat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo për faktin se një shofer parkoi makinën e tij shumë pranë shinave të tramvajit dhe e braktisi atë.

Si pasojë, tramvaji nuk mund të kalonte, kështu që pasagjerët duhej të dilnin.

Pas disa kohësh, shoferi u shfaq përsëri, duke larguar veturën, pas së cilës edhe është zhbllokuar trafiku.

Drejtuesit e tramvajit nuk janë të vetmit që kanë probleme me makinat e parkuara ilegalisht në rrugët e Sarajevës, pasi punëtorët e shërbimeve komunale shpesh ankohen se nuk mund t’i heqin mbeturinat sepse shoferët e pakujdesshëm parkojnë pranë kontejnerëve. /Telegrafi/