Telegrafi

Shoferi nga Shkupi pëson atak në zemër teksa transportonte pasagjer

Më datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Sllovenia” në Shkup, K.V. i cili po transportonte një pasagjer, pasi i njëjti është sëmurë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një ataku kardiak. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.