Telegrafi

Një shofer në Nebraska “preu gjysmën e çatisë së veturës, vetëm që të fuste një dem të madh në ulësen e pasagjerit”

Policia në Norfolk, Nebraska ndaloi një makinë pasi në ulësen e pasagjerit kishte një dem të madh.

Siç edhe mund të shihet në pamje, makinës i ishte prerë gjysma e çatisë në mënyrë që “të përshtatet” me kafshën, përcjell Telegrafi.

Kështu, burrit që drejtonte makinën iu dha një paralajmërim nga policia dhe u urdhërua të kthente demin në shtëpi.

Dhe sigurisht këto pamje nuk iu kanë ikur mediave vendase, të cilat nxituan për të kapur momentin në kamera. /Telegrafi/