Një shofer ka shkelur rregullat e vendosura dhe është futur me veturë në hapësirën e ndaluar afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.
Ky veprim ka shkaktuar shqetësim tek nxënësit.
Në disa pamje që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se shoferi qëndron për disa minuta aty, ndërsa shihet edhe numri i madh i nxënësve që lëvizin andej./Telegrafi/