MPB e Maqedonisë bën të ditur se M. K, 38 vjeçar nga Shkupi ka blerë marihuanë në mënyrë të paligjshme dhe ka prodhuar vaj, që më pastaj ta shesë në Shkup dhe Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndaj këtij personi është ngritur kallëzim penal për ”prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Tashmë, i dyshuari ka fituar 30 paraburgim. M. K i mohon akuzar dhe thotë se marihuanën dhe vajin e ka shfrytëzuar për shërimin e nënës së tij./Telegrafi/