Telegrafi

Një shkollë në Hamburg u mbyll pasi ‘një i ri i armatosur’ u pa pranë ndërtesës

Një shkollë në qytetin gjerman të Hamburgut është mbyllur nga policia pasi një person i armatosur është parë aty pranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia e Hamburgut tha se aktualisht kishte një “operacion të madh policor” në shkollën Otto Hahn në Jenfeld.

“Nuk është e qartë nëse personi i armatosur i vëzhguar ka hyrë në ndërtesë apo thjesht ka ecur ‘në drejtim të ndërtesës së shkollës’ dhe më pas ndoshta ka kaluar shkollën”, ka thënë policia.

Tensionet po rriten në Gjermani pasi një person i armatosur hyri në një ndërtesë universiteti në Heidelberg më 24 janar dhe qëlloi një person duke e vrarë dhe plagosur tre të tjerë përpara se t’ia kthente armën vetes. /Telegrafi/