Sasia e lejuar apo e rekomanduar e konsumimit të alkoolit mund të jetë rreth një apo dy gota në ditë, por një shkencëtarë i fushës së alkoolit ka zbuluar se një shishe verë në ditë mund të mos shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.
Ish- eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësise, Dr Kari Poikolainen, ka analizuar hulumtime të dekadave të tëra rreth efekteve të alkoolit në trupin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Konkludimi i tij – konsumimi i alkoolit është i dëmshëm vetëm kur pini më shumë se 13 njësi në ditë – kjo do të thotë katër deri në pesë gota birrë apo më shumë se një shishe verë – e cila zakonisht përmban rreth 10 njësi.
Ai gjithashtu beson se nëse konsumoni më shumë sesa që është sasia e rekomandueshme e ditëve të sotme, mund të jetë gjë më e shëndetshme sesa të jeni antialkoolist.
Pra, shumica e dëshmive tregojnë se konsumimi modest i alkoolit është më i shëndetshëm sesa abstenimi, ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit është më i dëmshëm sesa abstenimi. /Telegrafi/