Site icon Telegrafi

Një shije perfekte: Sufle çokollate me akullore

Një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Të gjithë do të mbeten të kënaqur dhe ju nuk do t’i rezistoni dot pa e gatuar edhe herë të tjera. 

Nga Armir Vasjari
(Elegance)

Përbërësit:

▪ 200 gr çokollatë
▪ 50 gr gjalpë
▪ 50 gr kakao
▪ 5 vezë
▪ 50 gr miell

Përgatitja:

Përziejmë gjalpin me vezët, kakaon dhe miellin.

I trazojmë derisa të formohet një mase kompakte, më pas e vendosim në një enë alumini dhe e lemë të piqet për nëntë minuta në 150 gradë.

Kur serviret në tryezë, mund ta shoqëroni me akullore sipas dëshirës, si edhe fruta të ndryshme.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version