Telegrafi

Me një shfaqje të mrekullueshme në ceremoninë hapëse, fillon Kampionati Botëror, Rusia 2018

MOSCOW, RUSSIA - JUNE 14: Artists perform in the Opening Ceremony prior to the 2018 FIFA World Cup Russia Group A match between Russia and Saudi Arabia at Luzhniki Stadium on June 14, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ka filluar edhe në mënyrë solemne Kampionati Botëror, Rusia 2018.

Në një koreografi spektakolare në Luzhniki Stadium të Moskës ka filluar gara më e madhe sportive.

Foto: Getty Images

Në fushë për ceremoninë hapëse u improvizua një top i madh me imazhe të karakteristikave vendase ruse që u realizuan nga qindra valltarë në një koreografi fantastike.

Në fushë gjatë ceremonisë hapëse për të filluar solemnisht Botërorin qëndroi edhe Luiz Nazario Da Lima Ronaldo apo “Fenomeni”.

Pamjet jashtë stadiumit Luzhniki, Foto: Twitter

Në stadium janë të pranishëm 81 mijë shikues dhe shumë të tjerë jashtë impiantit Luzhniki Stadium që po e shijojnë fillimin e mrekullueshëm të Botërorit.

Ndeshja hapëse është nga ora 17:00 ku Rusia luan përballë Arabisë Saudite.

/Telegrafi/