Ka filluar edhe në mënyrë solemne Kampionati Botëror, Rusia 2018.
Në një koreografi spektakolare në Luzhniki Stadium të Moskës ka filluar gara më e madhe sportive.
Në fushë për ceremoninë hapëse u improvizua një top i madh me imazhe të karakteristikave vendase ruse që u realizuan nga qindra valltarë në një koreografi fantastike.
Në fushë gjatë ceremonisë hapëse për të filluar solemnisht Botërorin qëndroi edhe Luiz Nazario Da Lima Ronaldo apo “Fenomeni”.
Në stadium janë të pranishëm 81 mijë shikues dhe shumë të tjerë jashtë impiantit Luzhniki Stadium që po e shijojnë fillimin e mrekullueshëm të Botërorit.
Ndeshja hapëse është nga ora 17:00 ku Rusia luan përballë Arabisë Saudite.
/Telegrafi/