Site icon Telegrafi

Një shenjë hakmarrje ish bashkëshortja ha peshqit e artë

Policia në Pasadena thotë se bëhet fjalë për qërim personal hesapesh dhe asnjë lloj padie nuk do të ngritët ndaj gruas.

Çifti kishte shtatë peshq të artë, të cilët i kishin blerë derisa jetonin së bashku në paqe e lumturi.

Zëdhënësi i policisë Vance Mitchell thotë se ajo i ka “kidnapuar” peshqit nga banesa e ish të dashurit të saj. Supozohet se ata ishin zënë më parë në lidhje me stolitë që ai i kishte dhuruar, për t’ia marrë sërish pas shkurorëzimit.

Kur policia ka arritur në shtëpinë e ish bashkëshortes, ka gjetur katër peshq të fërguar në pjatë. Tre veçmë i kishte ngrënë.

Exit mobile version