Telegrafi

Një shekull në të njëjtën shtëpi

Në atë kohë, kur kishte lindur ajo, nuk ka pasur banjë, rrymë elektrike e as ujësjellës – por vetëm zjarri që kishte shërbyer për ngrohje. Ajo ia ka shtuar banjën kësaj shtëpie në vitet e 60-ta, ndërsa ngrohjen qendrore, 10 vjet më parë – megjithatë shtëpia gati në tërësi është e pandryshuar.

Zonja Loveless ka jetuar në këtë shtëpi edhe gjatë dy luftërave botërore, edhe në kohën kur kishin vdekur prindërit e saj. Ajo nuk ka dashur të largohej nga kjo shtëpi.

"Kisha kohë të mira dhe kohë të këqija në këtë shtëpi – por unë përpiqem t’i kujtoj vetëm ato të mira”, ka thënë ajo, për të shtuar: "Nuk kam dashur të festojë ditëlindjen time të 100-të në ndonjë vend tjetër. Më mungon zhurma dhe të qeshurat, mirëpo së paku i kam kujtimet”.

Prindërit e zonjës Loveless ishin vendosur në këtë shtëpi, në vitin 1901, kur babai i saj, Charles, ishte punësuar si bari. Ata patën katër fëmijë, prej të cilëve Dorothy ishte më e vogla. Ajo nuk është martuar asnjëherë.

"Jeta është shumë më e lehtë në ditët e sotme, mirëpo unë kam mbetur e re duke u kujdesur vetë për çdo gjë. I kam arritur 100 vjet, prandaj sigurisht se i kam bërë gjërat në mënyrë të duhur. Ndjehem sikur një zog pranvere”, ka përfunduar ajo.