Ajo është këngëtare, aktore, një ikonë e modës dhe një ‘kameleon me stil”. Rihanna nuk ka pasur frikë të ndryshojë pamjen e saj dhe këtë e tregoi më së miri në një set të ri fotografish.
28-vjeçarja duket se ka dalë nga faqet e një novele grafike teksa ka pozuar në New York për Paper Magazine.
Ndonëse ka punuar për orë të tëra për vazhdimin e radhës të “Ocean’s Eight”, Rihanna solli mjaft ngjyra.
Ajo ka pozuar rreth orës 3:00 të mëngjesit me një dukje krejtësisht të re dhe në sfond një mur me grafitë.
Bukuroshja ka sfiduar edhe temperaturat e ftohta të Manhattanit, teksa ka qenë e veshur vetëm me një fustan dhe sandale, ndërsa flokët i kishte ngjyrë jeshile. /TCH/