Site icon Telegrafi

Një seri ngjarjesh për reperen shqiptare: Avokati zviceran do të ngrejë padi kundër Loredana Zefit

Pas ngjarjeve të bujshme të ndodhura njëra pas tjetrës lidhur me Loredanën, ajo ka sqaruar se ditën e sotme do të jetë në një konferencë me avokatët e saj për të sqaruar njëherë e mirë gjithçka që është thënë lart e poshtë.

Megjithatë, duket se ngjarjet se ngjarjet fatkeqe për Loredanën vazhdojnë, pasi të tjera lajme kanë dalë në dritë nga gazeta zviceriane ‘Blick’.

Lexo po ashtu Zvicerania tregon versionin e saj për Loredanën

Mediat zviceriane raportojnë se reperja shqiptarja kishte pretenduar tek çifti zviceran se ishte një avokate me emrin Anna Landmann, 29 vjeç dhe se ishte vajza jashtë martesore e avokatit të njohur Valentin Landmann. Ajo kishte pretenduar se ishte avokate dhe do t’i ndihmonte ata.

Siç raporton prive.al, Landmann ka vendosur që të ngrejë padi kundër Loredanës për keqpërdorimin e mbiemrit të tij dhe të ish gruas së tij Anna Landmann, që dikur kishte punuar në zyrën e avokatit.

Lexo po ashtu Ekskluzive - Rrëfimi i vëllait tjetër të Loredanës, Arsim Zefi: Trilluan historinë e falimentimit dhe keqpërdorën emrin tim

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, ka thënë Landmann për mediat”.

Lexo po ashtu Shqiptarët në Zvicër mbledhin para për të dëmtuarit nga Loredana Zefi

Na mbetet të presim nëse Loredana do t’i japë përgjigje edhe kësaj akuze të re të bërë së fundmi. Ajo ka njoftuar në një postim të fundit se konferenca do të shtyhet për në orën 14:00 dhe do të mbahet në qytetin e Prishtinës.

Exit mobile version