Të dielën në stacionin policor kufitar në Merdare gjatë kontrollit të kryer në njërin nga autobusët që transportonte udhëtarë nga Kosova drejt Serbisë, është hasur në një sasi të substancës narkotike.
Sipas Policisë së Kosovës valixhja, në të cilën janë gjetur 4 e 0.75 kilogramë e llojit mariuhuanë, është në pronësi të një qytetari serb.
“Pas konsultimit me prokurorin kompetent është iniciuar rasti për trafikim te substancave narkotike dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/