Site icon Telegrafi

Një serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, kërkimet pritet të vazhdojnë edhe nesër

Një grua serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar policia, ekipet e zjarrfikësve si dhe vullnetarët serb.

“Kërkimet kanë filluar sot dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe nesër”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Exit mobile version