Policia ka arrestuar një të dyshuar, i mitur i nacionalitetit serb, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër po ashtu të nacionalitetit serb.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut ku i dyshuari ka sulmuar me shufër duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.