Site icon Telegrafi

Një serb është gjetur i pajetë në një fshat në Gjevgjeli

Siç kanë njoftuar nga SPB Strumic, ngjarja është raportuar rreth orës 10:00 të ditës së djeshme në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ku një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Trupi i pajetë i 67-vjeçarit P.S., është gjetur në atarin e fshatit Moin, në një fermë derrash. nga Serbia i cili ka punuar si konsulent ekspert” thuhet në njoftimin e tyre.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Exit mobile version