Site icon Telegrafi

Një serb dhe një boshnjak donin të grabisnin një dyqan bizhuterish në Gjermani, por i “tradhtoi” xhipi – policia kap njërin nga të dyshuarit

Katër muaj pas tentativës për grabitje të një dyqani bizhuterish në Gjermani, në qytetin e Chemnitz, policia lokale përdori analizën e ADN-së për të identifikuar dy nga katër grabitësit.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një serb 44-vjeçar i cili tani është arrestuar dhe një 27-vjeçar shtetasi i BH-së i cili është në kërkim.

Siç bëhet e ditur, grabitja u krye në muajin prill, kur një makinë, e drejtuar nga një serb i arrestuar, theu xhamin e një argjendarie, por plani djallëzor i tyre dështoi pasi xhipi u bllokua – kështu që ata duhej të arratiseshin pa plaçkën.

Mediat shkruajnë se tanimë shoferi është arrestuar në Hungari, ndërsa bashkëpunëtori më i ri është ende në kërkim.

Ndërkohë bëhet e ditur se 44-vjeçari serb ishte i njohur edhe më herët për policinë, pasi ishte përfshirë në një vjedhje të ngjashme në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version