Senatorja e Arizonës, Kyrsten Sinema është largua nga Partia Demokratike dhe është regjistruar si ligjvënëse e pavarur, tha ajo për CNN-në.
“Jam regjistruar si e pavarur në Arizona. E di që disa njerëz mund të habiten pak nga kjo, por në fakt, mendoj se ka shumë kuptim”, tha Sinema.
“Unë kurrë nuk jam futur mirë në asnjë parti. Unë kurrë nuk kam provuar me të vërtetë. Nuk dua”, shtoi ajo.
Largimi i Sinemas nga Partia Demokratike nuk ka gjasa të ndryshojë balancën e pushtetit në Senatin e ardhshëm. Demokratët do të kenë një shumicë të ngushtë 51-49, e cila përfshin dy të pavarur që do të bashkohen me ta: Senatori Bernie Sanders i Vermontit dhe Angus King i Maine.
Ndërsa Sanders dhe King formalisht janë në grup me demokratët, Sinema nuk pranoi të thoshte në mënyrë eksplicite se do ta bënte të njëjtën gjë. Megjithatë, ajo vuri në dukje se pret të mbajë detyrat e saj në komitet – një sinjal se ajo nuk ka në plan të përmbysë përbërjen e Senatit, pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer kontrollon listat e komiteteve për demokratët.
Sinema do të rikandidojë në vitin 2024 dhe liberalët në Arizona janë tashmë sfidues të mundshëm, duke përfshirë deputetin e Arizonës, Ruben Gallego, i cili tha në fillim të këtij viti se disa senatorë demokratë i kanë kërkuar atij të kandidojë kundër Sinemës.
“Fatkeqësisht, Senatorja Sinema po vendos edhe një herë interesat e saja përpara se të bëjë gjërat për Arizonan”, tha Gallego.
Sinema nuk pranoi të adresonte pyetje rreth ofertës së saj për rizgjedhje, duke thënë se thjesht nuk është fokusi i saj tani.
Ajo la mënjanë edhe kritikat me të cilat mund të përballet për vendimin për t’u larguar nga Partia Demokratike. /Telegrafi/