Një influencere e njohur ka zbuluar një metodë të shpejtë dhe të lehtë për të hequr rrathët e zinj poshtë syve duke përdorur vetëm dy produkte që i keni në shtëpi.
Ajo ndau një sekret korean të kujdesit të lëkurës, që sipas saj i jep fytyrës tuaj një pamje të freskët, shkruan The Sun.
E njohur si @danicolexx, ajo është adhuruese e produkteve të bukurisë ku ndan në internet këshilla të shumta për kujdesin e lëkurës.
Së fundmi ajo ndau një metodë të thjeshtë që mund ta bëni edhe vetë për të zhdukur rrathët e errët poshtë syze.
“Është një sekret korean i bukurisë që nuk e keni ditur”, potencoi influencerja.
Krejt çfarë bëri ajo ishte të vendoste kafe poshtë syve që shërbenin si një lloj maske fytyre. Ajo madje shtoi në komente se e përzien kafen me jogurt kështu që maska qëndron më mirë në fytyrë; kështu e mban poshtë syve për 15 minuta. /Telegrafi/