Site icon Telegrafi

Një sasi rekord kokaine është sekuestruar në Francë

Doganierët francezë kapën një sasi rekord kokaine në bordin e një anijeje që lundronte nga Kili në Marsejë të premten, tha qeveria. Bëhet fjalë për 514 kilogramë.

“Kjo është kapja më e madhe e kokainës në port deri më tani”, tha ministria e financave në një deklaratë.

Operacioni i fundit i madh në vitin 2020 kapi 291 kilogramë kokainë, shtoi AFP administrata rajonale e doganave të Marseille. Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në 17 milionë euro dhe në tregun e zi 36 milionë, sipas doganave dhe ministrisë, raporton lefigaro.

Të premten, doganierët përzgjodhën rastësisht kontejnerë që kishin ekzaminuar me rreze X dhe gjetën disa çanta sportive me drogë të fshehura në një enë parketi. Kur i hapën, gjetën gati 450 pako kokainë.

“Kjo teknikë, e cila përfshin ngarkimin e lëndëve narkotike së bashku me barrët ligjore, të njohura si ‘rip-off’, është veçanërisht e popullarizuar në mesin e organizatave kriminale,” thuhet në deklaratë.

“Droga futet në anije në minutën e fundit pa dijeninë e pronarit të saj dhe ndihmësit e marrin atë shpejt”, tha Jean-Baptiste Guy i Doganës. Vitin e kaluar, doganierët francezë kapën 18 ton kokainë në territorin shtetëror, 106 për qind më shumë nga viti 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version