Site icon Telegrafi

Një rrugë në Prishtinë do të mbajë emrin e vëllezërve “Arbnor e Astrit Dehari”

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se një rrugë në Prishtinë do të ketë emrin e Arbnor dhe Astrit Deharit.

Siç bëhet e ditur në njoftim rruga nga rrethi i spitalit deri tek rrethi afër rrugës “Muharrem Fejza” do të quhet “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

“Arbnor dhe Astrit Dehari”, do të quhet rruga nga rrethi i spitalit, deri tek rrethi afër rrugës ‘Muharrem Fejza’. Arbnori dhe Astriti ishin aktivistë politikë që u angazhuan për të mirën e përgjithshme, për drejtësi dhe barazi, për zhvillim dhe mirëqenie, për liri dhe vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version