Javën tjetër do të fillojë punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” te Pallati i Drejtësisë.
Kështu bëri të ditur të premten nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai tha se si rezultat i punimeve, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet për një muaj – nga data 12 shtator deri më 12 tetor.
“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, tek Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt: 12.09.2022 – 12.10.2022”, shkroi Zogaj në Facebook.
Mes tjerash tha se janë të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/