Site icon Telegrafi

Një rrjet i OJQ-ve do t’i monitorojë zgjedhjet në Drenas

Foto: Ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, sot mban konferencë për medie, ku do të ofrojë të dhëna rreth përgatitjeve për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, që do mbahen më 4 dhjetor.

Rrjetin e përbëjnë këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Përveç organizatave të sipërpërmendura, iniciativës i janë bashkuar edhe një numër aktivistësh nga shoqëria civile. Kjo iniciativë përkrahet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Exit mobile version