Shfaqja e pashpjegueshme e një rrethi të çuditshëm në qiell mbi një qytet në Kinën veriore ka nxitur “një debat të nxehtë” në internet.
Pamjet dhe fotografitë e fenomenit të marra nga këndvështrime të ndryshme duket se tregojnë një unazë të errët të mjegullt që rri pezull mbi rrugët e Yulin në rajonin Shaanxi javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pamje të ngjashme janë regjistruar në mbarë botën, shpesh duke u bërë virale për shkak të asaj se sa të çuditshme duken dhe mungesës së shpeshtë të një shpjegimi të qartë.
Por ekspertët kanë sugjeruar një sërë shkaqesh të mundshme, dhe ato përgjithësisht ndahen në dy kategori.
E para është një unazë e madhe tymi ose uji i kondensuar i shkaktuar nga djegia nga një burim afër, si një fabrikë ose formacion natyror, i cili mund të rri pezull në ajër për shkak të ndryshimeve të presionit.
E dyta janë insektet, të cilat dihet se mblidhen në tufa të mëdha për t’u çiftëzuar – edhe pse rrallë në forma të tilla ose kaq lart në ajër. /Telegrafi/