Klubit francez, Rennes iu mohua goli i barazimit në minutën e fundit shtesë kundër Villarrealit pas një vendimi të çuditshëm nga VAR-i.
Të enjten mbrëma, Rennes priti spanjollët e Villarrealit ndërsa dyshja luftonte për të përfunduar në krye të Grupit F në Liga e Evropës.
Brenda 10 minutave të fundit, Villarreali ishte në avantazh 3-2 falë golit të Dani Parejo. Thellë në shtesë, Lorenz Assignon mendoi se kishte barazuar rezultatin në 3-3 dhe i siguroi ekipit të tij vendin e parë në grup.
Megjithatë, goli u anulua pas një kontrolli të VAR, i cili la shumë njerëz të hutuar.
Lance raro no Rennes x Villarreal… gol anulado por dois toques! Bola bateu na trave e voltou para Le Fée sem tocar em ninguém. O pior foi que o árbitro não percebeu na hora e precisou ser corrigido pelo VAR. pic.twitter.com/8atbl6LImH
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) December 14, 2023
Fillimisht u mendua se goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje, pasi gjyqtari Atilla Karaoglan vuri krahun në ajër për të sinjalizuar se goli ishte anuluar.
Megjithatë, më vonë u besua se goli u përjashtua për shkak të një rregulli shumԯ pak të njohur për tifozët e futbollit.
Përpara golit, Rennesit iu dha një goditje dënimi, të cilën e realizoi mesfushori Enzo Le Fee. Goditja e Le Fee goditi traversën dhe u kthye drejt tij përpara se ai t’i pasonte topin shokut të skuadrës.
🚨 Rennes denied last-gasp equaliser vs Villarreal by VAR because of little known rule pic.twitter.com/DLfjehu6KE
— SPORTbible (@sportbible) December 15, 2023
Përfundimisht, topi mori rrugën drejt Assignon, i cili e shënoi në portën e Pepe Reina.
Megjithatë, sipas Ligjit 13 të Federatës së Anglisë, i cili mbulon goditjet e lira, u shpjegua se një lojtar që kryen goditjen e lirë nuk mund ta prekë topin fillimisht pa e prekur një lojtar tjetër pasi topi të kthehet në lojë.
“Nëse, pasi topi është në lojë dhe gjuajtësi e prek topin përsëri përpara se ai të ketë prekur një lojtar tjetër, jepet një goditje e lirë indirekte”, thotë ligji.
https://www.tiktok.com/@emiliano.277/video/7312584119672671494?_r=1&_t=8iCUWjwKJYU
Sipas mediumit Daily Mail, UEFA besohet se përdor një vendim të ngjashëm me FA angleze.
“E dija që ekzistonte rregulli për penalltitë, nuk e dija se ekzistonte edhe për goditjet e lira”, ka thënë pas ndeshjes menaxheri i Rennes, Julien Stephan
Si rezultat i humbjes, Rennes përfundoi i dyti në Grupin F, që do të thotë se ata do të duhet të marrin pjesë në një ndeshje play-off për një vend në raundin e 16-të të Ligës së Evropës. /Telegrafi/