Këtë të diele ‘Super Sfida’ do ta testojë garën vetëm me nga dy garues.
Për herë të parë në këtë show garojnë vetëm nga dy garues për ekip, dhe është diçka e re por vetëm këtë të diele, një risi për ekipin realizues por edhe për teleshikuesit.
Kur në fillim u krijua ky format një nga alternativat ka qenë që ekipet të përbehen vetëm nga dy garues por nuk ishte vendosur një gjë e tillë, ishin gjithsej tri versione por që përfundimtare është vendosur nga tre garuesë dhe është bërë gjetja më e mirë e mundshme.
Këtë të diele ekipi ‘Çka ka shpija’ me aktorin Naser Rafuna dhe Bashkim Shala do të ndeshen me ekipin ‘Blero Nza’ me këngëtarin Blero dhe moderatorin Arbër Zeka të dy ekipet ndeshen në çerekfinale pritet një garë e nxehtë pasi që të gjithë janë garues shumë të mirë dhe kanë treguar dëshirë të madhe të arrijnë deri në finalen e madhe.
Kësaj radhe janë lojërat komplet të reja për të gjithë mysafiret dhe lojërat janë shumë interesante, pasi pritet në çdo lojë diçka ndryshe nga tjetra momente interesante.
Moderatori Enis Ujkani thotë se është mirë që kësaj radhe ta provojmë garen me nga dy garues por qe nga tani e kamë një ndjenjë se nuk do të jetë më mirë se verzionin që e kemi me nga tre garues por gjithësesi e pres me padurim ta di se si do të funksionon. /Telegrafi/