E okitlszar; Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i riu me iniciale SH.P. që u ther me thikë në Prishtinë nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 22:00 jemi informuar nga Qendra Klinike Universitare se personi i therur me thikë sot në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për portalin Insajderi.
——————————————
Një i ri theret me thikë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:10, një i ri i moshës 17-vjeçare është therur me thikë në Prishtinë. I lënduari është duke u trajtuar në QKUK.
“Kemi pranuar informatën për një therje me thikë në rrugën ‘Gustav Majer’. Personi i lënduar, mashkull, Sh.P. 17-vjeçar, menjëherë është transportuar për ne QKUK. Lidhur me rastin në fjalë, Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /KP/