Një person i moshës së mitur është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje me një mjet të mprehtë (thikë), ka therur një tjetër të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:55 në rrugën “Vëllezërit Çaka”, në Kaçanik.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/