Telegrafi

Një i ri nga Makedonski Brodi përfitoi 20 mijë euro, paditet për fshehje tatimi

Many euros as coins and banknotes isolated

Një 23 vjeçar nga Makedonski Brod ka arritur që të fitoj 20.089 euro, pasi që gjatë vitit 2016 ka ofruar shërbime online për prognoza në ndeshje futbolli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ai nuk pagoi taksën prej 10%, duke i pranuar paratë përmes transferimit të shpejtë.

Kjo ka bërë që ai të vihet në shënjestër të DAP-it. Ministria e Financave thotë se A.S e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 123.550 denarë, prandaj është paditur për ”fshehje tatimi”./Telegrafi/