Një 25 vjeçar humbi jetën sot pasdite në një aksident trafiku në rrugën e vjetër Ohër – Strugë në afërsi të aeroportit “Shën Apostull Pali ” në Ohër.
Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur rreth orës 18 e 30. Nga arsye të panjohura një makinë është përplasur me një motor, njofton TetovaSot.
Nga SPB e Ohrit konfirmojnë për aksidentin, por se hetimet janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit dhe për ma vonë kanë njoftuar informacione shtesë./Telegrafi/