Një rezidencë e stilit francez pritet të vendoset në ankand me një çmim fillestar prej një funte – por blerësit e mundshëm po paralajmërohen të hedhin një sy brenda së pari.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prona në në Arbroath, Angus në Skoci, është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe ka shumë nevojë për intervenime.
Shtëpia e ankandeve e ka përshkruar ndërtesën si në një gjendje “të dobët” – dhe ajo është e vendosur në “Ndërtesat me Rrezikshmëri të Lartë”.
Andaj, siç thuhet më tej, rekomandohet që kushdo që mendon të bëjë një ofertë, duhet së pari të marrë këshilla juridike.
Drejtori menaxhues Mandi Cooper tha: “Kjo pronë është një mundësi masive për një zhvillues që të rivendosë ndërtesën në lavdinë e saj të mëparshme”.
Sipas Daily Star, mungesa e një çmimi rezervë do të thotë që nëse 1 funt është oferta më e lartë, rezidenca do të shitej për këtë çmim. /Telegrafi/