Telegrafi

Një rezervuar i plotë me karburant kushton 27 centë

Çmimi i një galoni karburant (3.78 litra) në një pompë në shtetin e Ohios është shitur për 0.01 dollarë, shkruan Sky News.

Arsyeja e kësaj shitjeje ka qenë si pasojë e një problemi teknik, i cili më vonë është rregulluar.

Një klient ka treguar se e ka mbushur rezervuarin e plotë me karburant për vetëm 25 centë.

Me këtë çmim jashtëzakonisht të ulët, blerësit kanë mundur t’i mbushin automjetet e tyre për tre orë, derisa çmimi është kthyer në vlera normale – 1.55 dollarë për një galon. /Telegrafi/