Telegrafi

Një restorant në Tajlandë shërben picë me gjethe kanabisi

Një nga zinxhirët kryesorë të ushqimit të shpejtë në Tajlandë ka promovuar këtë muaj picën “Crazy Happy Pizza” i zbukuruar me një gjethe kanabisi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo picë është përzierje e mbushjeve që ngjallin shijet e supës së famshme të Tajlandës Tom Yum Gai së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur që i vendoset sipër.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe shije ka shpërthyer vitet e fundit, duke u legjitimuar në tregun global të CBD.

Ndonëse kjo picë shërbehet me gjethe kanabisi ajo nuk do t’ju trullosë.

“Sigurisht që nuk do të trulloseni”, tha Panusak Suensatboon, menaxher i përgjithshëm i The Pizza Company.

“Është thjesht fushatë marketingu. Mund ta ndjeni shijen e kanabisit, dhe nëse e keni ndjerë mjaftueshëm, ndoshta do t’ju zërë gjumi”, shtoi ai. /Telegrafi/