Një grup të rinjsh francezë është kritikuar ashpër për përdorimin e një imazhi të aksidentit me veturë të Princeshës Diana në një reklamë online.
Kompania ADMD ndau një poster në rrjetet sociale që rikrijoi skenën e tmerrshme në një tunel në Paris në gushtin e vitit 1997, shkruan The Sun.
Mbi imazhin e një veture të shkatërruar shkruhet: “Ajo nuk zgjodhi vdekjen e saj… në vitin 2024, ne duhet të kemi zgjedhjen”.
Ky veprim ka shkaktuar një valë zemërimi te fansat, në të njëjtën kohë që në Francë po zhvillohet një debat mbi vdekjen e asistuar.
Ish-zëdhënësi i familjes mbretërore Dickie Arbiter tha: “Kjo është absolutisht morbide dhe skandaloze. Është një politizim i rëndë i një tragjedie. Çdokush që e njohu Dianën, Princeshën e Uellsit, do të ndihej thellësisht i lënduar. Të tallesh në këtë mënyrë me një moment kaq të tmerrshëm është groteske”.
Imazhi u postua të enjten në rrjetin social X (ish-Twitter), dhe më pas është hequr nga aty.
ADMD kishte planifikuar gjithashtu të paraqiste vdekjen e Jeanne d’Arc me një turrë djegëse, si dhe të yllit pop Claude François që u elektrokutua në një banjë ndërsa ndryshonte një llambë.
Grupi më vonë kërkoi ndjesë për zgjedhjen e imazheve. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur legjislacionin e ri për eutanazinë. /Telegrafi/