Telegrafi

Një reallity show interesant së shpejti në ekranet shqiptare – “Top Farma”, shtëpia që do të mirëpresë 10 banore

Producentët vendorë gjithnjë e më shumë po sjellin ide interesante dhe kreative në ekranet televizive.

Së fundmi, po bëhen përgatitje për nisjen një reallity show të ri, i cili do të quhet “Top Farma”.

Ky reallity show do të vijë në kontekstin e formatit të famshëm “Big Brother”, pasi do të jetë një shtëpi e monitoruar ku do të futen banorë.

Një burim për Telegrafin, ka treguar se një nga producentët e njohur kosovarë po e mendon realizimin e këtij formati në Kosovë.

“Jemi në përgatitje të një reallity show ku do të futen 10 femra nga bota e modelingut. Janë personazhe mjaft të njohura thuajse nga të gjithë, ngase janë ndër modelet shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Formati do të zgjasë plot pesë javë, do të fillojë në fundvit dhe do të përfundojë në janar. Moderimi vjen si kombinim i dy prezantuesve mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka në treguar burimet për Telegrafin.

Tutje, është bërë e ditur se  “Top Farma” do të startojë si edicion i parë në fund të këtij viti, dhe të përfundojë në janar.

K reallity show vjen si ko-produksion shqiptar dhe maqedonas, ndërsa si opinionist është zgjedhur një figurë shumë e popullarizuar nga Shqipëria.

“Top farma” si spektakël do të zgjasë plot pesë javë. /Telegrafi/