Site icon Telegrafi

Një re e ngjashme me figurën e Mbretëreshës Elizabeth II u shfaq në Angli – fotografia bëhet virale

Mijëra njerëz janë emocionuar për të parë një fotografi të bërë disa orë pasi mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten, duke treguar një re të ndezur nga dielli në formën e monarkut.

Pothuajse të gjithë në Britani e dinë formën e profilit të Mbretëreshës, qoftë nga dërgimi i letrave me pulla, shpenzimi i kartëmonedhave apo thjesht duke parë momentet e saj publike.

Kështu që Leanne Bethell e njohu formimin e pazakontë të reve menjëherë derisa udhëtonte nëpër Telford në West Midlands me vajzën e saj, 11 vjeçe, e cila vuri në dukje imazhin në rrugën përpara, transmeton Telegrafi.

Silueta e resë duket se mban një kapelë, siç ka zgjedhur të bënte shpesh Mbretëresha gjatë kryerjes së detyrave të saj mbretërore.

“Po vozitja për në shtëpi dhe Lacey fillon të bërtasë oh Zot! Më kapi paniku… Më pas ajo vuri në në dukje këtë imazh në re. Mbretëreshë. Pusho në paqe”, postoi ajo në Facebook.

Postimi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe që kur e postoi dje pas orës 19:00, tani është shpërndarë pothuajse 40 mijë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version