Disa ditë pas paralajmërimit për ardhjen e një sasie të madhe të rërës së Saharës në pjesët jugore të Evropës dhe Azisë, është xhiruar një ortek i borës me ngjyrë portokalli.
“Era e veriut të Evropës” postoi një videoklip në Twitter me mesazhin: “Ky është një pamje e ri nga ortekët e malit Elbrus në Rusinë jugperëndimore. Ndodhi dje, dhe bora kishte ngjyrë portokalli nga rëra e Saharës”.
Banorët e pjesëve lindore të Evropës u habitën nga fenomeni i borës së portokalltë.
Pamje të ngjashme të borës së portokalltë janë parë edhe në vendet tjera si Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia.
Meteorologët e shpjegojnë këtë fenomen të shkaktuar nga kombinimi i borës dhe rërës, e cila vjen nga Sahara ku ka pasur stuhi në shkretëtirë, transmeton kp.
Ky lloj fenomeni ndodh çdo pesë vjet, por koncentrimi tash është më i madh se zakonisht, shkruan BBC.
Banorët e Evropës lindore po ashtu janë ankuar se kanë hetuar në gojë rërën.
Sipas të dhënave të Sever Weather EU, një re e madhe rëre po shkon në drejtim të Greqisë, Shqipërisë deri në Serbi, Bullgari dhe Turqi, transmeton Index.hr.