Site icon Telegrafi

“Një herë ratifikimi i demarkacionit e pastaj rimatja e kufirit Kosovë – Mali i Zi“

Sot Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka organizuar një tryezë për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

Në tryezë, pos zyrtarëve të kësaj shoqate, kanë marrë pjesë përfaqësues të koalicionit qeveritar dhe të subjekteve të tjera.

Tryezën me temën “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës” e ka përkrahur Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, raporton KTV .

Slobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, në hapje të tryezës duke thënë se flet në emër të Shoqatës dhe unionit të malazezëve të Kosovës,ka theksuar se. “Kosova është atdheu ynë”, ndërsa ka përmendur ndarjet në mes subjekteve politike sa i përket demarkacionit.

“Ne në të vërtetë, ne mendojmë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të dy shtetet të krijojnë një komision që të bëjnë sërish matjet e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi për të shikuar nëse është bërë ndonjë lëshim. Ftojmë pozitën dhe opozitën të ruajnë marrëdhëniet e mira me Malin e Zi”, ka thënë ai, transmeton Koha.net

“Zgjidhja e kësaj çështje nuk duhet të jetë temë politike pasi Podgorica ka shprehur gatishmërinë që edhe njëherë të bëhet matja nëse është e nevojshme”, ka theksuar Vujiçiq.

Exit mobile version